Simptomat e stinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stina e verës në qytetin e Ulqinit nuk paraqitet shqetësuese përsa I përket problemeve shëndetsore të popullatës. Drejtori I shtepisë së shëndetit Pavle Marnikoviq shprehet se rastet që paraqiten me simptomat e stinës janë të pakta dhe kalimtare. Gjithsesi për të parandaluar ato ai këshillon që të tregohet kujdes me higjenën si dhe me ushqyerjen. Temperaturat e larta të kësaj periudhe të cilat kanë kaluar 40 gradë celsius mund të mposhten duke mos u ekspozuar në orët e drekës,e duke qëndruar në ambjente të freskëta vazhdon më tej Marnikoviq. Edhe pse nuk ka një numër alarmues të të sëmurve pranë qendrës së shëndetit kujdesi gjatë kësaj periudhe duhet të jetë maksimal.

Share.