Si zhvatej shteti: Banesa dhe kredi për 580 zyrtarë dhe nëpunës, duke paguar pak ose aspak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveritë e mëparshme të Malit të Zi, nëpërmjet një skeme e cila mund të konsiderohet edhe me elemente korruptive, u ka shpërndarë me qindra apartamente dhe kredi shërbyesve publik, ndër të cilët janë edhe shumë gjyqtarëve dhe prokurorë , u njoftua në  konferencë për media të Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit të Nivelit të Lartë. Udhëheqëshja i ekipit të ekspertëve të këtij këshilli, Vanja Qaloviq Markoviq, tha se të dhënat janë marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, Mbrojtësi i Marrëdhënieve të Pronës dhe Noterët , ndërsa burime shtesë ishin gjykatat, Drejtoria për Pasuri, Kadastri, Drejtoria Tatimore, Ministria e Financave dhe Arkivat e Shtetit.

Deri më tani,  kemi mbledhur informacione mbi shpërndarjen e rreth 25 milion eurove në formë të kredive, rreth 20 mijë metra katrorë banesa në dhjetë vitet e fundit dhe 4.6 milion euro në kredi në tre vitet e fundit. Bëhet fjalë për 580 persona të cilët morën apartamente ose kredi, nga të cilët të paktën 175 janë zyrtarë kurse 405 janë nëpunës civilë dhe të punësuar të tjerë, “tha Qaloviq Markoviq..

Ajo prezantoi rastet karakteristike të zyrtarëve që morën apartamente dhe kredi. Midis tyre janë ish drejtuesja e Gjylatës së Lartë Vesna Medenica, asaj ekonomike Blazho Jovaniq, gjygjtaër dhe prokurorë të tjerë, por edhe ministra si, Branislav Miqunoviq, Damir Shehoviq dhe Zoran Pazhin. Të gjitha këto kredi dhe banesa janë shpërndarë në kundërshitm me ligji dhe rregullat dhe Qaloviq Markoviq, duke shtuar se rekomandon që Qeveria e re të gjejë metodat për kthimin në buxhet të këtyre mjeteve të keqpërdorura.. Zëvendës Kryeministri, Dr. Dritan Abazoviq, tha se kur bëhet fjalë për apartamente, ai nuk është kundër që shtetit të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të strehimit për ata që kanë nevojë por sipas rregullave dhe ligjit.

“Sidoqoftë, ajo që na tregoi zonja Qaloviq  Markoviq është korrupsioni klasik. Ku në botë qeveria mund të caktojë apartamente për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese? Si atëherë mund të presim vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Sa i vonuar është vendimi i Gjykatës Kushtetuese? “Sa çështje të Gjykatës Kushtetuese janë në sirtar, të cilat nuk do ta shohin kurrë dritën e diellit derisa të vijnë disa gjykatës të tjerë,” pyeti Abazoviq.

Ai shtoi se ambicia e Qeverisë është të mbrojë buxhetin e shtetit dhe se nuk do të ketë kosto përtej asaj që janë kostot operative, të cilat tashmë ekzistojnë me qëllim të mirëmbajtjes së sistemit.

 

B.Çoba

Share.