SI U ZBULUA VRASËSI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

20-vjeçari Sokol Mjacaj është zbuluar nga një telefon. Përveç gjurmëve të shumta që ai la në vendin e vrasjes së çiftit çek, i dyshuari ka marrë një celular të njërit prej viktimave dhe ia ka shitur një djali në një lokal pranë fshatit Prekal.Burime të prokurorisë pohuan për “Gazetën Shqiptare” se grupi hetimor ka lokalizuar celularin e vjedhur dhe ka gjetur blerësin.Njeriu që ia bleu Mjacajt telefonin e çekëve është marrë në pyetje dhe ka pohuar se ishte pikërisht 20- vjeçari i dyshuar për krimin, që ia ka shitur atij celularin. Prokuroria gjithashtu pretendon se, fakti që këta dy persona janë takuar, provohet edhe nga kamerat e lokalit. Kështu, dy provat kryesore që ka grupi hetimor janë gjurmët e gishtave dhe celulari i vjedhur.

Share.