SI PASOJË E DJEGJES NGA ZJARRI NË RREZIK JETA E TË MOSHUARIT SH.D. NGA ANA E MALIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot rreth orës 17 në fshatin Brajshë në Anë të Malit ka ardhur deri te një fatkeqsi si pasojë e ndezjes së barit në një livadh.

“Rreth orës 17:00 na kanë njohtuar se ka shpërthyer një zjarrë në Brajshë,në fillim kishim informacion se bëhet fjalë për një barakë,por më vonë na informuan se ka të bëjë me ndezje të pakontrolluar të një livadhi.

I moshuari rreth 74 vjeç SH.D nga Brajsha ka ndezur degë të krasitura  dhe barë në një livadh,ku zjarri ka dalë jashte kontrolle. Pronari ka tentuar që zjarrin ta shuaj vetë,ndërkohë që ai është përfshi nga flaka i deklaroi televiziont Teuta kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Flamur Sella i cili tha që ata nuk kanë pasur nevojë të intervenojnë.

Ndërkohë në vend ngjarje ka shkuar ekipi e urgjencës së Ulqinit dhe të policisë.

“I moshuari është sjellur në urgjencë ku është dhënë ndihma e parë,dhe menjëherë është dërguar për kurim të mëtejshëm në spitalin e Tivarit. Gjendja e tij është kritike dhe për momentin është në rrezik për jetën” , tha mjeku i urgjencës Kreshnik Mustafa.

Share.