Si janë shkruar e folur më parë ditët e javës, numrat dhe shumë fjalë të tjera shqipe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Kur shkruajmë e flasim për gjuhë tonë arbërore(shqipe), duhet ditur se ne po flasim për një gjuhë e cila është veshur me mistere, por edhe që ka në brendësinë e saj sikur që kanë shkruar dhe dokumentuar shumë autor e studiues së kjo gjuhë i ka rrënjët e lashta për nga epokat e saj dhe lindjes së gjuhëve në vijim.

 

Se a është gjuha arbërore(shqipe) gjuhë që rrjedh nga Ilirët e lashtë këtë e thonë dokumentet dhe etnogjeografia dhe emërtimet e saj në shumë vendbanime e vende të veçanta.

Sidoqoftë këtu bashkëngjitur gjejmë për çudi shumë fjalë të shkruara e të folura të gjuhës shqipe që edhe sot në i flasim dhe i shkruajmë ,dhe kur i krahasojmë këto mund të themi se shumë pakë ndryshime janë bërë gjerë më sot, edhe përkundër pushtimeve të shumta nga armiqtë dhe tendencat e tyre për ta zhdukur këtë gjuhë dhe këtë komb nga faqja e dheut.

Për mua si një arbëror ishte interesant kur gjeta këto fjalë në gjuhën tonë e që janë ruajtur e folur në vazhdimësi që tregon në fakt një dëshmi se si në mënyrë heroike ky popull edhe përkundër trysnisë nga armiqtë ata prapa e kanë ruajtur ,shkruar dhe folur këtë gjuhë të lashtë të këtij kontinenti po ashtu të lashtë.

Këtu gjejmë se si janë folur e shkruar numrat ,fjalët të ndryshme si Ditetë e javës, pijet si Vera, Birra, Uji etj, pastaj Shtëpia, dera etj ,etj, sikur që mund t’i shihni aty të nënvizuara. Këto dokumente historike mbi gjuhën tonë dhe burimet e datat e vitet i ruaj në arkivin tim personal.

 

 

Share.