Shyqyri Bakalli flet mbi situaten ne Bolzano te Italise

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne emisionin Focus te TV Teuta kemi zhvilluar interviste me bashkeqytetarin nga Ulqini Shyqyri Bakalli i cili per momentin gjendet ne Itali dhe i cili na ka treguar mbi gjendjen ne regjionin ku ai ndodhet.

“Unë personalisht jamë mirë me shëndetin tim,por jemi të gjithë dëshmitarë,që corona virusi ka shkaktuar shumë dëme deri tani. Situata këtu,ka nisur disi në mënyr interesante.Dhjetë ditë më parë, që ishte ditë e diel, në qytetin që po qëdroj unë, i cili është një vend turistik, ishte pothuajse gjithçka plotë. Ditën e hënë erdhi lajmi që të gjitha pistat e skijimit dhe hotelet duhen të mbyllen dhe i gjithe qyteti u boshatis. Fatkeqësisht, pas dekretit të fundit të Contes, për të shpallur të gjithe Italine zonë të kuqe, u mbyllen të gjithë kufijt dhe mbetëm këtu. E falenderoj edhe ambasaden e Malit të Zi në Romë për gatishmërin e saj për të na kthyer, por ishte një zgjedhje e imja që të qëndroja këtu që të mos shkaktoja dëme dikuj tjeter dhe është e rëndësishme që ti rrespektojm rregulat”, tha Bakalli per TV Teuta.

Share.