Shumica e re ka 26 apo 27 këshilltarë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi në Kuvendin komunal të Ulqinit Hajredin Kovaçi ka deklaruar për gazetën “Dan” se nuk dëshiron të jetë pjesë e pushtetit të ri të instaluar nga Podgorica, dhe nëse partia e tij ka mendim tjetër, ai do të kthejë mandatin e këshilltarit. Kovaçi poashtu ka njoftuar se nuk do të votojë për pushtetin e ri i cili pritet të formohet javën e ardhshme.

LD në MZ në Ulqin është pjesë e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, të cilën e përbëjnë Partia demokratike dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”.

Në deklaratat e përfaqsuesve të këtij koalicioni gjatë bisedimeve është potencuar se ato marrin pjesë në pushtetin e ri me 7 këshilltarë, prandaj nuk është e qartë nëse këto bisedime janë zhvilluar me apo pa përkrahjen e këshilltarit Kovaçi.

Share.