MË SHUMË KUJDES PËR ULQININ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeshefi i Policisë komunale të Ulqinit, Inxhenier Saubih Mehmeti në një intervistë për Televizionin Teuta apostrofoi se vetë ne banorët e Ulqinit, duhet të kemi më shumë të kujdesemi për imazhin e qytetit dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve tona komunale.

“Vërtetë se mungesa e vendparkimeve, që është një gangrenë e vëretetë edhe me dekada,duhet zgjidhur atë sa më shpejt.Rrugët dhe trotuarët e Ulqinit janë të stermbushura me makina të parkuara edhe në këtë mënyrë krijohet një blokadë trafiku në disa pika kyçe”,- thekson Mehmeti.Me ligjin e ri,ne si polici komunale gezojmë edhe më shumë kompetenca edhe në këtë mënyrë shkelësit e normave ligjore do të ndeshkohen edhe materialisht.

Share.