Shtyhet sezoni i gjuetisë për më 30 gusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave në Ulqin me ne krye drejtorin Ajet Zaga lajmëron gjuetarët e komunës se Ulqinit se sezoni I gjuetisë do të fillojë me datën 30 gusht. Ky vendim I shtyrjes së sezonit të gjuetosë erdhi pas kërkesës nga Organizata Turistike e Ulqinit për shkak të sezonit turistik veror , që pushuesit të kenë pushime të qeta, dhe që gjahtarët mos të bëhen shkaktarë i ndonjë shkëndije zjarri.
Zaga apelon tek gjahtarët që të mos dalin për gjah gjatë kësaj periudhe kur sezoni i gjahut është i ndaluar , pasi tereni kontrollohet edhe nga inspeksionet dhe ndaj atyre që nuk e rrespektojnë këtë vendim do të merren masa ndëshkuese.
Drejtori Zaga tha se numri i të antarësuarve është rreth 200 gjahtar të cilët janë paisur me leje të gjuetisë, si dhe se me fillimin e sezonit në fillim të muajit shtator do të filloj edhe antarësimi i antarëve të rinj si dhe se në fund të muajit shtator do të mbahet provimi pranues.Të gjithë ata që kanë pasion gjuetinë dhe janë mbi moshën 18 vjeç mund të antarësohen.
Ndërsa sa i përket gjendjes ekonomike të kësaj ndërmarrje drejtori Zaga tha se vazhdojnë të jenë me një gjendje jo të lakmueshme pasi kanë 10 paga mujore të pashlyera.
Ajo që vjen në ndihmë sa u përket edhe kushteve ekonpmike është edhe interesimi i gjuetareve nga vendet e jashtme e duke veçuar gjuetarët të cilët vijnë nga Italija.
Drejtori i NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave Uqlin Ajet Zaga u drejtohet të gjithë gjuetarëve që të paisen me lejen e gjuetisë para fillimit të sezonit. Shuma për këte leje ëhtë 60 euro për një vit. Zonat e ndaluara për gjueti në komunen e Ulqinit janë përgjatë vijës bregdetare, ishulli Ada, liqeni i Shasit. Kriporja e vjetër. Sezoni I gjuetise fillon me shkurta.

Share.