Shtojakët paralajmërojnë padi ndaj EEMZ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e Shtojit kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, si dhe kanë paralajmëruar padi ndaj Elektroekonomisë së Malit të Zi , për shkak të ndërprerjeve të shpeshte të furnizimit me energji elektrike. Antari i trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik dhe banor i Shtojit, Prelja Shkrelja, thotë se ky problem ka qenë gjithmonë evident, por që ka kulminuar kohët e fundit.

Sipas tij, banorët e Shtojit kanë pësuar dëme të mëdhaja si shkak i tensionit të dobët dhe ndërprerjeve të përditshme, kurse nga Shërbimi i shpërndarjes i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se tension të dobët ka pasur vetëm në një rast, kurse furnizimi gjatë sezonit ka qenë më i rregullt se anjëherë. Ato pranojnë se probleme ka pasur javën e fundit për shkak të prishjes së izolatorit,  dhe se janë duke punuar në eliminimin e problemeve.

Shkrelja nga ana tjetër u ka bërë thirrje Shtojakëve që të mos paguajn faturat e eneregjisë deri sa kompania të sigurojë furnizim normal me energji, pasi ankesat e deritanishme kanë rënë në vesh të shurdhët.

Share.