Shtohet numri i qenve endacak, ka dhe kafshime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në komunën  e Ulqin kohërave të fundit është rritur dukshëm numri i qenve  endacak të cilët janë shqetësues për qytetarët tanë, por edhe për pushtetmbajtësit të cilët deklarojnë që:” kohën e fundit kanë edhe telefonata nga qytetarët për një invazion të paparë të qenve endacak të cilët rrezikojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për fat të keq ka edhe raste të kafshimit shprehet” kryeshefi Saubih Mehmeti. Ai shtoi se : ”vërtet është shqetësuese numri i madh i qenve endacak që bredhin rrugëve, komuna e Ulqinit ka marrë disa masa për të eliminuar këtë dukuri,pavarësisht që gjer më tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat, për vetë faktin se ligjet janë të atilla ,duhet të trajtohet kujdesi ndaj kafshëve në suazat ligjore, por një zgjidhje të sigurt akoma nuk ka arritur ta bëjë,sepse akoma nuk ndonjë azil për qen ku do të strehoheshin”.

Shqetësim tjetër janë edhe bagëtitë në rruga dhe plazhe në zonën e Shtojit ,vitet të tëre ky problem përsëritet ,”më e keqja është se shumë lopë nuk janë të regjistruara n,uk kanë numrin identifikues ,dhe nuk ju dihet pronari, e dimë që janë të vendasve dhe këto nuk i ka sjellë kush nga jashtë-sqaron Mehmeti.

Dy shqetësime që nuk janë sa të rrezikshme për jetën, po aq edhe shumë fotografi e keqe për një qytet turistik shpresojmë që do të zgjidhet në mënyrën më të mirë.

Share.