“Shteti për të gjithë” mban numrin 2

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në sallën e madhe të kuvendit komunal të Ulqinit, në praninë e një numri të madh qytetarësh, Partia Socialdemokrate mbajti konventën e vet zgjedhore me moton “Shteti për të gjithë”. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Keshillit Komunal te Partise Socialdemokrate të Ulqinit Skender Elezagiq i cili theksoi se edhe pas njëzet e pesë viteve është i lumtur që është pjesë e partisë socialdemokrate, partisë e cila punon për të ardhmen e gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

“Nëse dëshironi të vazhdojë politika e shkatërrimit, atëherë votoni Partinë Demokratike të Socialistëve, nëse dëshironi ndryshime, atëherë votoni partinë e të gjithëve, Partinë Socialdemokrate” kështu u shpreh para simpatizuesve të kësaj partie Skender Elezagiq.

Partia Socialdemokrate në zgjedhjet parlamentare mban numrin 2.

Share.