Shtëpia përmbytet nga uji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga reshjet e dendura të shiut pasoja ka pasur edhe në shtëpinë e familjës së Sulltana Omeroviq.  Nëna e 6 fëmijëve e cila jeton në kushte të vështira ekonomike përballet me këtë gjendje për të dytin vit me rradhë. Ajo për Televizionin Teuta shpreh shqetësimin e saj dhe mos reagimin e organeve kompetente.

Qeraja për dy dhomat ku jeton ajo së bashku me fëmijët është 100 euro në muaj. Kërkesa e saj është që ti gjejnë një shtëpi më të sigurt dhe jo të vazhdojë të jetojë në një vend ku rreziku për jetën nga epidemitë që lehtësisht mund të shfaqen është çdo herë prezent.

Share.