Shtajnaker mund të shpallet qytetare nderi në Ditën e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Procedura e duhur që ish ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker të shpallet qytetare nderi e Ulqinit, është drejt përfundimit, dhe pritet që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal ajo edhe të miratohet nga shumica, çka do të hap rrugë për shpalljen e saj qytetare nderi në Ditën e Ulqinit në muajin prill.

Këtë për televizionin Teuta e konfirmoi kryetari i Kuvendit Komunal Loro Nrekiq, i cili njëkohësisht përgënjeshtroi se PDS mund të jetë kundër kësaj iniciative. Nrekiq tha se secila antare e koalicionit në pushtet e përkrah shpalljen e Shtajnaker si qytetare nderi. Sabri Salaj, këshilltarë i pavarur pranë Kuvendit, tha se më parë se të bëhet shpallja duhet të miratohet procedra e nevojshme në këto raste, çka pritet të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal me 1 mars. Skender Elezagiq nga Partia Socialdemokrate, nga ana e tij tha se nuk është në dijeni se kjo do të jetë në rend të ditë së Kuvendit , por shprehu kënaqësinë nëse kjo tregohet e vërtetë, me çka pritet që shpallja e Shtajnaker si qytetare nderi e Ulqinit të ketë përkrahje maksimale.

 

Share.