Shtajnaker: Mbrojtja e Kripores është çështje e vullnetit politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi, Gudrun Shtajnaker, tha se Mali i Zi nuk është gati të hap Kapitullin 27 për integrim në Bashkimin Evropian, pasi nuk ka bërë sa duhet në mbrojtjen e mjedisit, sidomos Kripores së Ulqinit, e cila është me rëndësi ndërkombëtare.

Ajo shtoi se mbrojtja e Kripores është çështje politke dhe se për këtë Mali i Z nuk ka treguar vullnetin e duhur, pasi mbrojtja e saj dhe nisja e procesit të prodhimit të kripës nuk kërkojnë mjete të mëdha financiare. Shtajnkaer para disa ditëve u dekorua nga organizata Euronatur për kontributin e saj në ruajtjen dhe mbrojtjen e Kripores së Ulqinit.

Share.