Shtabi lokal për Mbrojtje dhe Shpëtim: Rastet po shtohen sepse nuk respektohen masat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e fundit të Shtabit lokal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Ulqin, është konstatuar se numri i të infektuarve në qytetin tonë ditët e fundit është rritur, kjo si pasojë e mosrespektimit të rregullave nga persona të caktuar. Për këtë, organeve kompetente u sugjerohet që të marrin masa më rigoroze për ata që i shkelin rregullat, dhe të rrisin kontrollet në objektet që gjatë kësaj kohe punojnë, me qëllim që të sigurohet respektimi i distancës sociale. Në periudhën e ardhëshme do të ketë kontrolle më të rrepta për kufizimin e qarkullimit drejt Adës së Bunës, në tregun e gjelbërt, si dhe hedhjen e mbeturinave në orarin e caktuar.

Share.