Shqyrtim i ri për Adë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria për patundhshmëri, e cila njëherë e ka hedhur poshtë kërkesën e Rivierës së Ulqinit për regjistrimin e tokës së Adës si pronë të sajën,  të hënën ka caktuar shqyrtimin e ri për këtë çështje.

Shqyrtimi u caktua pasi avokati i Rivijerës së Ulqinit Branisllav Llutovac dorëzoi ankesën ndaj vendimit të kadastrit të Ulqinit që të refuzojë të drejtën e pronësisë. Kjo ankesë nuk i është dërguar Ministrisë së financave por dega e Drejtorisë për patundshmëri në Ulqin ka shfrytëzuar të drejtën ligjore që edhe njëherë ta shqyrtojë këtë çështje. Sipas vendimit të mëparshëm, Riviera e Ulqinit ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit por jo edhe të pronësisë mbi tokën e Adës. Aksionerët e kësaj kompanie kanë shprehur shqetësimin se nëse nuk regjistrohet e drejta e pronësisë së tokës, atëherë krijohen mundësitë që ajo të bëhet objekt i restituimit.

Share.