Shqiptarja fiton “Oscar”-in e operës botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror.Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar të dielën në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.Jaho e ka fituar këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror. Në kategorinë e çmimit të dhënë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zërat më të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si  Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Ëestbroek, etj.

Share.