SHQIPTARET PERKRAHIN QEVERINE, FITOJNE 2 POSTE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni “Shqiptaret te Vendosur” kane arritur te merren vesh me mandatarin e ardhshem per hyrje ne qeveri. Pasiqe marreveshtja eshte miratuar ne organet partiake, pritet qe deri ne fund te javes te nenshkruhet  edhe ne mes te paleve te Koalicionit Shqiptaret te Vendosur dhe Partise Demokratike te Socialisteve. Sipas liderit te Forces Nazif Cungut,  negociatat kane perfunduar dhe eshte gjetur perkrahje per realizimin e kerkesave te parashtruara nga ana e koalicionit, e te cilat jane te afatizuara ne menyre konkrete, duke ja filluar me kthimin e Valdanosit, Planit hapsinore, Te mirat detare, Komunen e Tuzit, dhe mjaft ceshtje tjera me rendesi te posacme per shqiptaret.

Sa i perket funksioneve, koalicioni do te perfaqesohet me postin e nenkryetarit te Kuvendit te Malit te Zi te cilin do ta marr Genci Nimanbegu dhe Ministrin e te drejtave te popujve pakice, resor I cili do ti takoje perfaqesuesve te Unionit Demokratik te Shqiptareve. Poashu  ne kuader te marreveshtjes jane te perfshira edhe vendet kadrovike prej 3,5%  te pushtetit, cilat do te ndahen sipas proporcionit.

Share.