Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

0

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, në takimin e mbajtur sot në Bujanoc, ka miratuar deklaratën e përbashkët, me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Luginës në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në kopjen e deklaratës politike, të cilën e ka publikuar portali Presheva.com, ndër tjera thuhet se “Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë”. Në këtë deklaratë politike kërkohet realizimi i plotë i të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe ngritja substanciale e monitorimit të vazhdueshëm të Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës ë shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Më tej thuhet se pa zgjidhjen e këtyre të drejtave, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Kosovës e Serbisë.

Please follow and like us: