Shqiponja i lë vendin rombeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Në shtator, kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. Përballë Maqedonisë, kuqezinjtë do të dalin në fushë me një fanellë të re.Mesohet se uniformat e reja të ideuara nga kompania “Macron” do të kenë disa ndryshime me ato që u përdorën në Europian. Siç shihet edhe në foto, në fanelën e re shqiponja ia ka lënë vendin disa rombeve, ndërkohë që stema e FSHF-së do të jetë në qendër të fanellës.Fanella e parë do të jetë e kuqja, ndërkohë që me fanelën e bardhë apo me atë të zezë, përfaqësuesja shqiptare  do të luajë në transfetë. Si model është marrë fanella kroate, pasi konsiderohet me dizajnin më të bukur.Në kualifikueset e “Rusi 2018”, Shqipëria e De Biasit është në një grup me Italinë, Spanjën, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtejnin.

Share.