Shqipëria do të ketë përkrahjen e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria dhe në të ardhmen mund të llogaris në mbështetjen e Malit të Zi në procesin i integrimeve evropiane, tha kryenegociatori i Mali të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Aleksandër  Pejoviq.

Ai u takua në Tiranë me ministren shqiptare të Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian Majlinda Bregun. Gjosha dhe  Bregu përgëzuan Malin e Zi për rezultatet e shkëlqyera dhe theksuan se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga shembujt malazez për organizimin dhe kryerjen e negociatave .

“Në këtë linjë, bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur me rezultatet e arritura në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe shkëmbyen mendime në lidhje me zbatimin e projekteve të procesit të Berlinit, sidomos në formimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor, selia e të cilit do të jetë Tiranë, “thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Share.