Shqipëria përshëndet marrjen e ftesës nga Mali i Zi për NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria ka përshëndetur Malin e Zi për marrjen e ftesës për anëtarësim nga NATO. Ministria e Jashtme shqiptare shprehet se Shqipëria ka qenë një promotore e fortë e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, “pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurt dhe të qëndrueshëm trans-atlantik”.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka një rëndësi gjeostrategjike, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Shqipërisë, pasi konsolidon arkitekturën e sigurisë në hapësirën e Europës Adriatike. Edhe zëvendës kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka uruar Malin e Zi për ftesën e  bërë për anëtarësim në NATO.

“Ky është një zhvillim që forcon sigurinë e tërë Ballkanit, përfshi Kosovën. Kosova tashmë kufizohet me dy shtete të NATO-s, ndërsa shumë shpejt edhe Kosova do të fillojë rrugëtimin formal në integrimet Euro-Atlantike. Rrugë tjetër dhe opsion tjetër nuk kemi pos boshtit Washington dhe Bruksel”, ka thënë Thaçi.

Zgjerimi i fundit i NATO-s ishte bërë në vitin 2009, kur u pranuan Shqipëria dhe Kroacia.

Share.