Shqipëria regjistron ditën e parë pa asnjë të ardhur në spital nga Covid 19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej gjashtë ditësh, në Shqipëri ka më pak se 100 raste ditore me COVID-19. Rënia e infektimeve është shoqëruar dhe me uljen e numrit të pacientëve që marrin trajtim në spital. Në gjashtë ditët e fundit nga ana tjetër ka pasur 11 humbjeje jete ndërsa prej fillimit të pandemisë Shqipëria numëron 2 408 viktima. Mjeku i njohur, Tritan Kalo në një status në Facebook shkruan mëngjesin e sotëm se më 8 maj është plotësuar 24 orësh i parë që asnjë rast i prekur nga COVID-19 nuk paraqitet në Spitalin Infektiv. Ndërsa e konsideron këtë si një fitore në betejën me pandeminë mbarë botërore, shton se është shpejt për të folur me siguri por vendi është në udhë të mbarë për të dalë nga tuneli gjatë ku po ecën prej 14 muajsh. “Kemi ende plot të sëmurë në gjendje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre. Kemi humbur qindra e mijëra të afërt, miq e shokë. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishtuara, por ne nuk jemi dorëzuar”, shprehet mjeku Kalo.

Share.