Shqipëria miraton protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në Nato

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar këtë paradite projektligjin për protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.Votimi ka qenë unanim me 109 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër. Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vlerësuar se Shqipëria nuk do ta harrojë kurrë rolin konstruktiv të treguar nga Mali i Zi sa i takon faktorit shqiptar në rajon, sidomos me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

I pranishëm në seancën plenare ka qenë edhe kryetari i Kuvendit malazez, Darko Pajoviq. “Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një hap historik. Ju falenderoj në emër të Parlamentit dhe shtetit të Malit të Zi”, ka deklaruar Pajoviq .

Share.