Shqipëria humb miqësoren me Çekinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria e humbi me rezultatin 3-1 miqësoren me Çekinë e luajtur të martën në Pragë. Gabimet në mbrojtjen sollën këtë disfatë. Kuqezinjtë u përpoqën të krijonin raste në fillimin e takimit, por u ndëshkuan nga Schick në minutën e 18’.

Çekët shfrytëzuan shpërqendrimi e mbrojtjes. Shpëtimtar në disa raste ishte Selmani me pritjet e tij. Kundërpërgjigja e Shqipërisë erdhi në fundin e pjesës parë. Cikalleshi goditi nga distanca duke befasuar portierin Vaclik me një supergol.

Në pjesën e dytë pati edhe momente tensioni madje edhe në këtë sfidë një lojtar kundërshtar rrëzoi trajnerin e Edy Reja. Goli i dytë i çekëve u realizua në minutën e 68’. Masopust kapi në befasi mbrojtjen shqiptare që nuk shfaqi lojën e mirë si ndaj Uellsit.

Shansin për të barazuar sërish e pati po Cikalleshi me një goditje nga jashtë zonës, por kësaj here Vaclik reagoi mirë. Reja bëri zëvendësime në mesfushë e sulm për të kërkuar golin, por ishte Celustka realizoi përsëri për Çekinë në çastet e fundit.

Përpjekjet e lojtarëve shqiptare nuk u ndalën duke iu afruar golit me Baren dhe Laçin. Trajneri Reja duhet të analizojë gabimet deri në Shtator kur do të luajmë me Poloninë në Varshavë dhe Hungarinë e San Marinon në Tiranë.

Share.