Shqipëria e pafat: Humb 1-0 ndaj Zvicrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kombëtarja shqiptare luajti sot ndeshjen e parë të saj në historinë e Kampionatit Europian, por fati nuk ishte në anën e saj.

Zvicra kaloi në epërsi që në minutën e 5-të me anë të Sharr, kurse pak më vonë mbeti edhe me një lojtar më pak, kur kapiteni Lorik Cana u largua me karton të kuq. Shqipëria në pjesën e parë pati një rast të shkëlqyer për të barazuar rezultatin, por gjuajtja e Sadikut u ndalua nga portieri Somer. Në pjesën e dytë Zvicra pati disa raste të mira për shënim por portieri Berisha u tregua në nivelin e duhur .

Në minutën e 86-të Shkelzen Gashi pati rastin e artë për të barazuar rezultatin, por Somer përsëri doli fitues duke e kaluar topin sipër portës. Në vazhdim të kampionatit Shqipëria do të ndeshet me skuadrën vendase të Francës dhe atë të Rumunisë.

Share.