Shqipëri-Zvicër, një nga sfidat që s’duhet humbur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Europiani i Francës së këtij viti ofron shumë sfida interesante, të cilat askush nuk duhet që t’i humbasë.E përditshmja spanjolle “AS” e ka përpiluar ne  një listë përballjet që ngjallin kuriozitetin më të madh ku padyshim spikat ajo e Grupit A, mes shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet në 11 qershor ne Lens.“Shqipëria bën debutimin në një eveniment si Evropiani i Francës. Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi kërkon të zgjasë ëndrrën e saj  dhe të kualifikohet në raundin e dytë. Por fillimisht kuqezinjët duket të fitojnë ndeshjen e komplikuar me Zvicrën”.Sigurisht askush nuk do të humbasë sfidën e hapjes së Euro 2016 mes Francës e Rumanisë, edhe kjo për grupin A.Tjetër ndeshje që duhet ndjekur është ajo mes Spanjës e Çekisë. Skuadra kampione në fuqi kërkon titullin e tretë radhazi në kontinent, por ajo që ka më shumë nevojë ajo është të fshijë imazhin e dhënë në Botërorin 2014 ku u eliminua në grupe.

Share.