Shqipëri: 768 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit mbi situatën Covid në vendin tonë. Pas kryerjes së 5005 testimeve kanë rezultuar pozitivë me Covid 768 qytetarë, ku 267 prej tyre janë regjistruar në Tiranë.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa në të gjithë vendin janë aktualisht 12,257 pacientë aktivë me COVID19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5454
Shkodër 1138
Durrës 1105
Fier 1132
Vlorë 689
Elbasan 623
Lezhë 542
Berat 487
Kukës 304
Korçë 296
Gjirokastër 255
Dibër 232

Share.