Shporta e Ramazanit 2016

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dashur vëllezër e motra

Përfunduan edhe orët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku festa e madhe e Fitër Bajramit trokiti në cdo derë të muslimanit, e pa dyshim aktiviteti humanitar “SHPORTA RAMAZANIT” përfundoj aktivitetin e vet për të 4-tin vit me rradhë.

Shporta Ramazanit këtë vitë trokiti në 226 familje, të Komunës së Ulqinit, të rrethit të Anes Malit dhe të Krajes. Aktiviteti humanitar “SHPORTA RAMAZANIT ” është realizuar me sukses dhe pa kurrëfarë pengesash .

Nëpermjet  ti aksioni humanitar Xhamia e Klleznës u bë një urë lidhëse e solidarizimit në mes atyre që kanë ndihmuar dhe familjeve me gjendje të dobët ekonomike, që së bashku i begatuam sofrat e iftarit atyre që nuk patën.

Të dashur vëllezer e motra, nga vendi dhe mergimi jeni ju ata që me vullnetin e juaj kontribuat dhe perkrahet aktivitetin tonë humanitar, si me të holla, si në menyre materiale, ndihmuat që ky aktivitet të arrije suksesin. Ju ndihmuat  që këto shporta të jenë të begatshme dhe që këto shporta të sjellin sadopak buzeqeshjen në shtëpiat e njerëzve me nevojë. Të dashur vëllezer e motra ju na ndihmuat  që këto shporta të grumbullohen te Xhamia e Klleznes pastaj te shpërndahen direkt në shtëpite e familjeve me nevoje, nëpermjet  komisionit, Forumit Rinor si dhe vullnetarëve të paraqitur për shpërndarje.

Si kryetar i këtij komisioni duhet falënderojë të gjithë ata që kontribuan dhe na perkrahen në aktivitetin tonë humanitar që ky aksion të arrije suksesin e 4 me rradhë, se pa përkrahjen dhe besimin e juaj ne nuk kishim arritur të gëzojmë këto 226 familje.

Falenderoj  poashtu njerëzit nga diaspora që kontribuan për këta familje dhe na japen përkrahje dhe kurajo që të vazhdojmë edhe më tutje me këto llojë aktivitetesh.

Falenderoj të gjithe ata që ndihmuan në transportin e ketyre shportave derë në derë duke mos kursyer  as kohen.

Falenderojmë Forumin Rinor dhe antarët e tjerë të komisionit  që në mënyre të palodhshme paketuan Shportat e Ramazanit dhe ishin gjithemone te gatcem per ndihme.

Falënderojm po ashtu  TV Teuta  në përkrahjen e tyre mediatike që nga dita e parë e aktivitetit.

Në emrin e gjithë atyre familjeve me nevojë e gjejë të obligueshme te ju përcjelle urimet më të mira “Allahu ju shpërblefte më të mira dhe ju shtoftë të gjithëve bereqetin në familjet e juaja”.

Në emër të komisionit Shporta e Ramazanit përcjelle dëshirat më të mira për paqe, lumturi, harmoni, dhe që fati të ju prije në cdo hap të jetës duke e lutur Allahun xh.sh të na e pranojë agjerimin dhe ibadetet tona.

Mire u takofshim në aktivitetet tjera

Kryetari i komisionit, Shporta Ramazanit

Enver Rexha

Share.