Shpërthen kanalizimi në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në dy lagje të komunës së Ulqinit kanë shpërthyer kanalizimet, në lagjen e plazhës së madhe dhe në atë të Totoshit. Kanalizimi I qytetit sot e dekada me rradhë vazhdon të jetë problem i pazgjidhur. Banorët e plazhës së madhe shprehen shumë të shqetësuar për këtë gjendje, ku tani përveç kundrimit të erës së keqe duhet të përballen edhe me ujërat e zeza në rrugë, edhe në kulmin e sezonit turistik. Banorët kanë lajmëruar organet kopetente në kohë por reagimi I tyre ka qenë pas një dite të plotë, ndërsa ankesave të tyre u pergjigjen me atë se qytetarët duhet të paguajn faturat. Ndërsa banoret nga ana tjetër fajsojnë mosvenjen në funksion të pompave.

Share.