SHPËRNDARJA SOLEMNE E ABETARES

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e enjte paralajmërohet se do të bëhet shpërndarja solemne e abetareve të gjithë nxënësve të klasës së dytë të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe.
Abetaret,nxënësve solemnisht do t`ju dorëzojnë drejtori I përgjithshëm i Drejtorisë për arsim të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale në Ministrinë e arsimit, Marash Dukaj dhe kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka.
“Abetaret janë donacion i kryebashkiakut të Tiranes Erion Veliaj, si rezultat i bashkëpunimit të mirë i Ministrisë dhe Bashkisë së Tiranës”, kumton Ministria e arsimit,duke theksuar se me “realizimin e këtij aktiviteti dëshirojnë të përmirësojnë cilësinë e arsimit në gjuhën shqipe”.

Share.