Shpenzimet e tepruara personale të Gjekës janë “normale”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka në intervistën e djeshme për televizionin Teuta deklaroi se akuzat për shpenzimet e tepruara të tija janë dashakeqe, dhe se ato shpenzime janë të vogla në krahasim me problemet e tjera të komunës, sidomos bllokimin e llogarisë.

Gjeka la të kuptohej se partnerët e koalicionit nuk duhet të merren me shpenzimet, sic i quan ai “të vogla” të tija dhe bashkëpuntorëve të tij por të zgjidhin problemet madhore të Komunës.

Nga kjo del se, sipas tij, me zhbllokimin e xhiro llogarisë duhet të merren partnerët e koalicionit, kurse ai mund të vazhdojë i qetë me shpenzimet e tepruara.

Share.