Shpallet thirrja e dytë për qiradhënien e lokacioneve për objektet e përkohëshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për zbatimin e Thirrjes publike për qiradhënien e objekteve të përkohëshme në komunën e Ulqinit ka shpallur thirrjen e dytë në bazë të planit 4 vjeçar  për vendosjen e tyre. Në thirrjen e parë nuk ka pasur shumë të interesuar për arsye të kushteve aktuale, por edhe për faktin se një pjesë e objekteve tashmë janë legalizar.

“Në thirrjen e parë kemi pasur shumë punë, dhe për arsye teknike hapjen e ofertave e kemi shtyrë për disa javë. Ashtu si edhe vitet e kaluara në thirrjen e parë nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të ofertuesve, për çka afër 70 lokacione kanë mbetur pa u dhënë me qira.”, thotë Daboviq.

Nëse edhe në thirrjen e dytë nuk paraqitet numër i duhur i ofertuesve, nga lista aktuale do të hiqen lokacionet për të cilat nuk ka interesim. Më të interesuar ka pasur për lokacionet në qendër të qytetit, por për ata në zonën e Shtojit për momentin  interesimi është i dobët.

“Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit ka pasur mungesë të interesimit për objektet në qendër të Shtojit, ku edhe është numri më i madh i tyre. Për këtë, numri i objekteve që kanë mbetur pa u dhënë me qira është më i lartë se i atyre që janë dhënë.”, tha Daboviq.

Hapja publike e ofertave do të bëhet me 29 Maj në ora 12.00, në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit.

Share.