Shpallet tenderi për teleferikun më të gjatë në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet e Malit të Zi kanë shpallur një tender ndërkombëtar për ndërtimin e teleferikut më të gjatë në botë. Teleferiku sipas projektit mendohet të jetë 14.7 kilomentra i gjatë dhe udhëtimi me të do të zgjasë 43 minuta.

Ai do të ndërtohet në iternerarin Kotorr- Lovqen- Cetinë, dhe ndërtimi mendohet të zgjasë 10 deri në 12 muaj. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për parakualifikim skadon më 5 tetor. Informacioni është konfirmuar zyrtarisht nga kryetari i komunës së Cetinës si dhe nga koordinatori kombëtar i projektit, Aleksandar Bogdanoviq , dhe nga kryetarja e komisionit të tenderit, Daliborka Pejoviq, të cilët ndërtimin e këtij teleferiku e quajnë një hap të rëndësishëm për vendin.

Share.