Shpallet prokurimi publik për ndalimin emergjent të erozionit në Adën e Bunës. Vlera e punimeve është 50 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 3 dhjetor, Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Pasurive Detare të Malit të Zi, shpalli thirrje publike për procedurë urgjente në kuadër të “Projektit të punëve të ndërhyrjes emergjente për të ndaluar erozionin e plazhit në pjesën perëndimore të Adës së Bunës, komuna e Ulqinit” i cili do të zgjasë deri më 18 dhjetor.

“Arsyet e urgjencës lidhen me faktin se në shtator të vitit 2020, për shkak të erozionit të shkaktuar nga rrymat detare dhe erërat, rripi i rërës u ngushtua duke rrezikuar shtëpizat  në pronësi të  ndërmarrjes “Riviera e Ulqinit”, kështu që në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Rivierën e Ulqinit, Drejtorinë e Ujeave dhe Komunën e Ulqinit, u arrit në përfundimin se është e nevojshme të merren masa urgjente për të mbrojtur bregun e detit dhe objektet. Si rezultat i takimit të përbashkët, u propozua që të sigurohet projekti i ndërhyrjeve emergjente për të ndaluar erozionin e plazhit në pjesën perëndimore të Adës, i punuarë nga profesor Sava Petkoviq, dhe që përmban masa urgjente që duhet të zbatohen para motit të keq në muajt e dimrit “, thuhet në deklaratë.

Punimet parashikojnë blerjen, paketimin dhe transportin e 1,500 thasëve special për mbajtjen e rërës, vlera e përgjithshme e të cilëve është 50.000 euro, thuhet nga kjo kompani.

Share.