Shpallet katalogu i objekteve në Bunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tre vjetësh, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit ka punuar katalogun e objekteve të përkohshme dhe lokacioneve në bregun e majtë dhe të djathtë të lumit Buna, në bregdetin e të cilit numri i shtëpizave për peshkatarë dhe i atyre për pushim është rritur në mënyrë drastike. Në periudhën 2014 – 2016 kanë arritur më shumë se 100 aplikime për planifikimin e ndërtimit të objekteve të reja, rindërtimin e objekteve ekzistuese, zgjerimin e tarracave  dhe platformave.

Përveç rrugëve dhe shtigjeve, është planifikuar edhe instalimi i furnizimit me ujë, energji elektrike, kanalizim, dhe telekomunikacion. Po ashtu është parashikuar ndërtimi i impiantit të kolektorit për ujërat e zeza, gjegjësisht disa prej tyre,  me propozim që në për çdo 5 shtëpi të instalohet nga një, si dhe vendosja e kontejnerëve për mbeturina të ngurta , vendosja e kontejnerëve për mbeturina përgjatë rrugëve ansore, si dhe atyre për këmbësor dhe stazat për biçikleta.

Share.