SHPALLENI KRIPOREN ZONË TË MBROJTUR

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aneliz Dods drejtuese e Delegacionit parlamentar të Këshillit për asocim dhe stabilizim në mes BE-së dhe Malit të Zi si dhe Deputete e Parlamentit evropian, ftoi përsëri pushtetin në këtë vend që ta shpallë Kriporen e Ulqinit zonë të mbrojtur.Ajo për “Pulsin europian” ka theksuar se Kriporja është një nga zonat më të rëndësishme për shpendët shtegtar në bregdetin lindor të Adriatikut dhe shtëpi për miliona zogj.“Deri pak kohë më parë, habitati i këtyre shpendëve ishte në rrezik. Në korrik të vitit 2015 Qeveria e Malit të Zi ka ndërmarr hapat e parë kyçe në mënyrë që të mbrohet biodiversiteti, por akoma shumë gjëra duhen bëre në mënyrë që të ruhet Kriporja, si dhe shpendët që jetojnë në të”, shtoi Dods.

Share.