Shoqatat kulturore “Tradita” dhe “Buzuku” udhëtojnë për në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me ftesë të shoqatës “Ana e Malit” në New York, dhe me mbështetjen e Business Club Ana Malit,shoqatat kulturore “Tradita” dhe “Buzuku” do të udhëtojnë për në SHBA, ku do të marrin pjesë në festimet e organizuara për ditën e pavarsisë.

“Tradita”  dhe “Buzuku” do paraqitën më një program të larmishëm ku do të paraqesin vlera të larta tëfolklorit, dhe në fokus të saj do jetë njohja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore etnografike, rendësia dhe promovimi i jetës kulturore-artistike, ruajtja , zhvillimi i identitetit dhe trashëgimisë kulturore si dhe krijimi i arkivit kulturorë si pjesë e përgjithshme e kulturës shqiptare.

Programi dotë  prezantohet me titullin,, “FESTA E BASHKIMIT ’’, thuhet nga kjo shoqatë.

Share.