Shoqata “Kranjanja” kontribuon me qepjen e maskave mbrojtëse

0

Grupi i rrobaqepseve të mbledhur në shoqatën “Kranjanja” ka filluar me qepjen e maskave mbrojtëse, duke dhënë kështu kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit. Ata thonë se duke përcjellë gjendjen aktuale në vendin tonë dhe me kontaktet me mjeken Ganimete Hoxha, e panë të arsyeshme të solidarizohen sado pak. Ky grup i përbërë nga Senada Ramusheviq, Nadire Milla dhe Lirije Popoviq, me materijalet e veta kanë qepur një numër të konsiderushëm të maskave mbrojtëse të cilat i janë dhuruar stacionit shendetësor në Ostros. Grupi i rrobaqepseve të  kësaj shoqate edhe në ditët në vazhdim deri sa të kenë të nevojshëm do të vazhdojnë me qepjen e maskave për nevojat e shtepisë shëndetsore dhe popullatës së Krajës.

Share.