Shoqata e bjashkëtarve Rumia në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e bjeshkëtarvë Rumia mori pjesë ne takimin e nëntë ndërkombëtar të bjeshkëtarve Brodi 2015 që u zhvillua me 5 – 6 shtator në Brod te Dragashit në afërsi të Prizrenit në Kosovë.Me ftesën e shoqatës së bjeshkëtarve alpiniste Prishtina, shoqata e bjeshkëtarve Rumia përfaqsohej nga 12 anëtar për të cilët ishte hera e parë që merrnin pjesë në një organizim të tillë. Në këtë takim ndërkombëtar ishin të pranishëm 20 shoqata nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia gjithsej 150 – 200 bjeshkëtar. Xhelal Muja kryetari i shoqatës Rumia për televizionin Teuta tregon për ngjitjen në majën Rudoka më të lartën në Kosovë 2658 m gjithashu u shpreh ndër të tjera edhe për diplomat e mirnjohjes që u shpërndane atje në vecanti për shoqatën e bjeshkëtarve Rumia si dhe per ftesën qe ju bë shoqatave pjesmarrëse per të qëne të pranishme në manifestimin e përvitshëm Dita e Rumisë 2016 që zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Share.