Shkurtohet lista e vendeve të cilët mund të udhëtojnë për në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti i Shëndetit Publik njoftoj se 40 vende të reja nuk plotësojnë kushtin e hyrjes në Mal të Zi. Siç kanë njoftuar nga ky institucion, 66 vende nga data 29 qershor deri më 5 korrik do të mund të vizitojnë Malin e Zi pa kufizime të veçanta dhe masa shtesë. Lista e vendeve, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi me rezultate negative të testeve PCR dhe ELISA në Covid-19 është e njëjtë me javën e kaluar dhe përfshin Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Turqinë, Izraelin, Poloninë, Rumaninë, Italinë dhe Ukrainën.

Share.