‘Shkundet’ Athina! Tërmet me magnitudë 4 ballë trondit banorët, nuk ndalen paslëkundjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Thellësia ishte e vogël, vetëm 5 kilometra dhe për këtë arsye ajo u ndje veçanërisht në shumë pjesë të Athinës. Tërmet me magnitudë 4 ballë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Atikës. Tërmeti u regjistrua, sipas Institutit Gjeodinamik, 10 km në veri-verilindje të kryeqytetit. Banorët kanë ndjerë tronditjen e fortë, duke dalë nga banesat e tyre në rrugë.

‘Protothema.gr’ raporton se thellësia ishte e vogël, vetëm 5 kilometra dhe për këtë arsye ajo u ndje veçanërisht në shumë pjesë të Athinës. Lëkundje të tjera janë ndjerë dhe përreth. Një tërmet me magnitude 3,6 rihter me epiqender 10 km është ndjerë në verilindje të Atikea. Tërmeti i fundit më i fortë ka rënë në 24 korrik në ishullin e Kretës. Ai ishte i magnitudës 4.8.

Share.