Shkreli pyet Abazoviqin për diskriminimin e pakicave në pushtetin aktual

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti I PDS-së Luigj Shkreli sot gjatë  seancës parlamentare në kuadër të pyetjeve të deputetit, i ka  shtruar pyetje zv/kryeministrit Dritan Abazoviq  lidhur me pjesmarrjen e pjestarëve  të popujve pakicë, duke theksuar se janë eliminuar nga çdo segment i pushtetit.

Pyetja e deputetit Shreli në tërësi: “ Meqenëse jeni duke nënshkruar gjithçka që Qeveria bëri në 100 ditët e para të punës, si një periudhë e suksesshme me rezultate të lakmueshme, duke renditur të gjitha arrestimet, ndjekjet penale, shkarkimet e zyrtarëve për motive revanshiste dhe politike! Më intereson  nëse e konsideroni sukses  dhe a e “nënshkruani” si gjënë më të mirë  edhe eliminimin e pjestarëve të Popujve  pakic nga të gjitha segmentet e pushtetit, duke filluar nga Parlamenti, Qeveria, Këshillat Drejtuese dhe trupat e tjerë punues, në të gjitha nivelet , si shembulli më drastik  është NP  Te mirat  detare, nga e cila eliminuat Kryetarin dhe  një anëtar të Bordit drejtues, të dy nga Ulqini?

Shkreli tha se për ta bërë këtë pyetje e kanë shtyrë shumë deklarata të Abazoviqit, por më së shumti deklarata pas zgjedhjeve në Nikshiq duke u shprehur: “DPS I humbi zgjedhjet, SD ka shkuar në të kaluarën, po ndërtojmë Malin e Zi qytetarë. Një pyetje logjike, me kën? “

Shkreli poashtu lexoi një pjesë nga diskutimi i tij nga séance e votimit te qeverise: “ Do të tentoj që edhe unë nga këndi im të jap kontributin diskutimeve te qeverisë numerikisht të 42-tës, kurse realisht dhe në të vërrtetë, qeverisë së parë  jomalazeze në historinë e saj, jo në kuptimin e përkatësisë nacionale, se nuk dua të hyj aty, por për nga karakteri qytetar të shtetit  tonë  kushtetutar…Kjo Qeveri nuk është as demokratike, as shumëpartiake, as eksperte, por është njëkomëshe, njëfetare, ortodokse, nën patronatin e Kishës ortodokse Serbe. E vetmja që vlerësoj se është historike, se në këtë qeveri nuk ka pasur vend për pjestarë të popujve pakic, e pashënuar në traditën parlamentare të Malit të Zi”, përfundoi Shkreli.

Në këtë pyetje, përveç diskutimit në kuvend, zv/nënkryetari  i Qeverisë Dritan Abazoviq, I është përgjigjur në formë të shkruar deputetit  Shkreli, ku ndër të tjera thekson:

Pranë shumë gjërave të mira që qeveria ka bërë në 100 ditët e para të punës, unë dua të theksoj se unë nuk jam personalisht i kënaqur me numrin e pjestarëve të popujve  pakicë që janë bërë pjesë e pushtetit, por duhet të kemi parasysh edhe faktin se procesi i emërimit sapo ka filluar. Unë do të doja që në vetëm 100 ditë pune të  Qeverisë së re, të gjitha pasojat negative që ekzistojnë në Malin e Zi, të  mund të rregullohen, veçanërisht në pjesën e diskriminimit ndaj popujve pakicë. Sidoqoftë, kjo për fat të keq nuk është e mundur, kështu që integrimi më i mirë dhe më i ndershëm i popujve pakicë do të jetë një nga detyrat prioritare të Qeverisë së re në periudhën e ardhshme. Personalisht, më vjen keq që partitë e pakicave nuk u bënë pjesë e qeverisë së re, por nuk dyshoj se kjo do të ndodhë së shpejti, sepse të gjithë popujt e pakicave janë  pjesë e pandashme  e  Malit të Zi.

 

Share.