Shkrela :  Vit rekord i turizmit. 20% më shumë mysafirë se në vitin 2019

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kemi një vit rekord të mysafirëve që janë duke pushuar në “Rivierën e Ulqinit “,plazhet dhe baret përplot, siguria në maksimum, shërbimi joshës, mikpritja traditë e kultivuar ndër vite.

Këto ditë në Komunën e Ulqinit vërehet një fluks i madh i turistëve që kanë përzgjedhur Komunën e Ulqinit për të kaluar pushimet. Sipas pronarit të plazhit  “Copacabana “Prelë Shkrela ,njëherit edhe kryetar i shoqatës së qiramarrëseve , ky vit do të jetë një vit rekord i cili do të tejkalojë vitin 2019.Sipas tij janë tejkaluar të gjitha pritshmëritë  edhe të një optimisti më të madh, ai shprehet se aktualisht kemi 20% më shumë mysafir në Komunën e Ulqinit se në të njëjtën periudhë kohore në vitin 2019.

Sipas Shkrelës edhe mysafirët shpenzojnë më shumë, kërkesat janë më të mëdha në restorant.

Risi këtë vit është struktura e mysafirëve, tregu  i Serbisë si destinacion për pushime është orientuar në plazhet e Ulqinit, sidomos rinia, Shkrela thotë se  janë thye të gjitha paragjykimet që për fat të keq kanë qenë propagandë dashakeqëse e politikës që në vendet ku jetojnë shqiptarët nuk ka siguri.

H.Nelaj

Share.