Shkrela: Pozita nuk do të lejojë bllokimin e Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni qeverisës nuk do të lejojë bllokimin i Kuvendit dhe organet parlamentare të punës do të formohen deri në fund të javës, tha për Radion e Malit të Zi kryetari i Këshillit Administrativ  Luigj Shkrela.

Ai tha se vendet e tyre në këshilla do ti presin deri sa të vensdosen të kthehen në Kuvend. Nga opozita thonë se nuk bëhet fjalë për një kthim, deri sa të zbardhet çështja e tentativës për terrorizëm në ditën e zgjedhjeve. Nedjeljko Rudoviq nga URA thotë se PDS është i lirë që të përpiqet të formojnë komisionet parlamentare pa opozitën. “Ne nuk do të marrë pjesë në formimin e organeve të punës së Kuvendit,  nuk kemi ndërmend të bëjmë një sy qorr  ndaj PDS dhe gjërave që bënë për të mbajtur pushtetin”, thekson Rudoviq.

Share.