Shkrela: Politika e jashtme e Qeverisë pasqyron amaterizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Politika e jashtme e qeverisë aktuale të Malit të Zi, pasqyron amatorizmin, diletantizmin dhe përpjekjen e vazhdueshme për të mashtruar partnerët e huaj, deklaroi deputet i PDS në Kuvendin e Malit të Zi, Luigj Shkrela. Ai vuri në dukje se përfaqësuesite e diplomacisë malazeze, padyshim, e marrin bashkësinë ndërkombëtare me lehtësi dhe përpiqen të instalojnë hipokrizinë në diplomaci si parim kryesor të funksionimit, duke vendosur, siç shprehet ai, pikëpamje diametralisht të kundërta, varësisht nga kush është bashkëbiseduesi i tyre dhe kujt i adresohet mesazhi. “Një shembull i qartë i kësaj është qëndrimi ndaj Republikës Popullore të Kinës. Ndërsa Abazoviq i bën thirrje BE-së për të na shpëtuar nga ndikimi kinez, Ministri i Financave Spajiq, një ditë më vonë i flet ambasadorit kinez në lidhje me forcimin e marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Malit të Zi , thuhet në deklarataën e Shkrelës.

Share.