Shkrela ne Focus: Serbia e involvuar drejtpërdrejt në zgjedhje. Ligji mbi prokurori kundër kryetarit dhe DPS-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në intervistën në emisionin Focus të TV Teuta, deputeti I DPS-it Luigj Shkrela dha mendimet e veta lidhur me funksionimin e pushtetit aktual  si dhe mbi arsyet e mundshme pse DPS mbeti opozitë në këtë përbërje të kuvendit. “Në çdo shtet normal dikush që fiton 35 përqind ose deri në 40 përqind të votave në zgjedhje,  ai është fitues në ato zgjedhje. Merkel me 35 përqind ka dridh tërë botën, kurse ne me 35 përqin jemi opozitë. Shtrohet pyetje pse?-sepse I kemi të gjithë kundër.  Për tu larguar DPS nga pushteti kemi ndërhyrje të paparë të Kishës ortodokse serbe dhe të një shteti të rëndësishëm në Ballkan, Serbisë, të cilët janë të involvuar direkt në zgjedhjet parlamentare dhe në të gjitha zgjidhjet tjera që vijojnë prej 30 gushtit 2020  e deri më tani. Nuk ka zgjidhje ku elementi serb dhe kisha serbe nuk është aktuale në atë drejtim që Mali i Zi ata çka ka arrit deri tani ta hjellin poshtë  dhe të transferohet në një shtet ku rrolin kryesor do ta luajnë priftërit  me përkrahjen e  parezervë të udhëheqësisë serbe.

Populli me të drejtë kërrkon ndryshime me pas punësime më të mira, mos me i nëjt fmija te shpija, me kën rrogat ma të mira, me kën standardi i jetës më i mirë, me pas standard afirmativ për shekullin e ri si shtetet tjera evropiane, e jo me u kthye në mesjetë, me pas në qëndër të vëmëndjes një konfesion. Nuk jam unë kundër konfesionit se fetar jam edhe unë, por në atë moment që feja bëhet pënges për atë që nuk është i fesë time, ajo më nuk është feja ime”, tha deputeti Shkrela në emisionin  Focus.

Shkreli tha se PDS nuk ka sjell vendim për të bojkotuar  kuvendin, por  që nuk do të marrin pjesë në seanca plenare të Kuvendit pas ofertës të cilën DPS e ka bërë që të shtyhet  pika e Ligjit mbi prokurorinë në fund të rendit të ditës, që do të thotë se nuk duhet të heqet nga rendi i ditës por vetëm të lehet shqyrtimi  në fund të të gjitha pikave.  “Ky  ligj  nuk bihet për të mirën e qytetarëve, ky ligj bihet që Mandiqit dhe Knezheviqit  ti anulohet aktpadia për  terorizëm në tentim dhe grushtet që është dasht me ba. Ai është i vetmi qëllim për të cilin kta vendosin  kushte që nëse nuk kalon ky ligj nuk do të vojmë buxhetin apo pika të tjera.Ky ligj është i prum direkt kundra PDS-së dhe kryetarit të tij”, tha ndër të tjera deputeti Shkrela.

Share.