Shkrela: Ekziston mundësia që bojkotuesit të mbesin pa rroga

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Administrativ Luigj Shkrela, tha se ky organ ka marrë dritën jeshile nga Kolegjiumi i Kuvendit për të krahasuar mënyrat e veprimit të Kuvendeve në vendet e rajonit ndaj deputetëve që bojkotojnë Kuvendin, kur bëhet fjalë për pagesat e tyre.

Ai tha se Mali i Zi është shembull i veçantë ku ato që nuk vijnë në punë marrin rroga të njëjta si ato që në punë shkojnë rregullisht. Shkrela tha se së shpejti do të propozohen masa për këtë çështje në përputhje me praktikën e vendeve me histori më të madhe demokratike, çka do të thotë edhe mundësinë e sanksionimit të atyre deputetëve që nuk shkojnë në punë.

Share.