Shkollë sportive për të vegjëlit e interesuar

Shkollë sportive për të vegjëlit e interesuar

0

Shkolla e sapo hapur e sportit “STARS” ka disa muaj që funksionon në Ulqin, dhe është një vend ku bashkëqytetarët më të rinj mund të edukohen siç duhet dhe të përgatiten për sporte. Në shkollën e drejtuar nga trajnerët Simo Vasoviq dhe Vukashin Radosheviq, janë regjistruar rreth 30 fëmijë, të cilët do të mësojnë rreth disiplinave bazë sportive si gjimnastikë, atletikë dhe sportet me topa.

“Në Mal të Zi këto shkolla sportive ekzistojnë për një kohë të gjatë por në Ulqin nuk ka pasur deri më tani dhe besoj se prindërit do ta njohin shkollën tonë si një vend ku fëmijët do të mësojnë bazat e sportit dhe do të mësojnë për rendin dhe disiplinën. Fëmijët nga 4-6 vjeç janë më të përshtatshmit për trajnim dhe the mësojnë shpejt çdo gjë që bëjmë në seancat stërvitore”, thotë Simo Vasoviq. Trajnimi bëhet dy herë në javë dhe Vasoviq fton të gjithë prindërit që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë me qëllim që të fitojnë njohuritë e duhura dhe të rriten në frymën sportive.

Please follow and like us: